Fëmijët të cilët rregullisht luajnë lojëra kompjuterike siç është Nintendo mund të djegin shumë energji e cila është në të njëjtën shkallë me energjinë që digjet duke ecur në pistën e vrapit.

Kërkuesit amerikanë matën shpenzimin e energjisë, normën e zemrës dhe ushtrimin e perceptuar të 23 fëmijëve (të moshës 10-13 vjeçare), ndërsa ata shikonin televizor dhe të ecjes në pistën e vrapit (në 5,7 km/h), ose luajtjen e 2 lojërave kompjuterike që kërkonin të qenit fizikisht aktiv (Pediatria 2009; 124: 534-40).

Ata gjetën se shpenzimi i energjisë rritej 2–3 herë pas të ecurit ose lojërave aktive në krahasim me shpenzimin e shikimit të televizorit.

Në të njëjtën mënyrë me normën e lartë të shpenzimit të energjisë ishte dhe norma e zemrës pas luajtjes së lojërave kompjuterike të nivelit të 2-të ose ecjes 5.7 km/h.

Përdorimi i këtyre lojërave mund të bëhet një armë e vlefshme në luftën kundër obezitet-it, thanë autorët.

“Këto lojëra të reja kompjuterike kanë potencialin që të tërheqin fëmijët për t’u bërë fizikisht më aktiv dhe kanë vlera të veçanta për njerëzit që nuk ushtrohen”, thanë ata. “Me rritjen e numrit të fëmijëve mbipeshë, është e rëndësishme promovimi i stërvitjes së përditshme në forma të ndryshme”.