Obeziteti: Pyetje dhe përgjigje

1. Çfarë është obeziteti?

Obezitet-i është një tepricë e sasisë së yndyrave. Nëse mbani një sasi të madhe yndyrash, ju mund të jeni mbipeshë ose obezë.

2. Si matet obeziteti?

Profesionistët e shëndetit shpesh përdorin llogaritësin e indeksit të masës trupore BM (Body Mass Index) – peshën në kilogram të pjesëtuar me gjatësinë në metër katror (kg/m2), për të kontrolluar nëse jeni në një peshë të shëndetshme, mbipeshë ose obezë.

  • Obeziteti: BMI 30 ose më e lartë;
  • Mbipeshë: BMI 25 deri në 29.9;
  • Peshë normale: BMI 18.5 deri në 24.9.

Masa të tjera, që mjekët mund të përdorin janë matja e belit, raporti bel – ije, që ndihmon mjekët për të zbuluar nëse keni shumë yndyra rreth mesit.

3. A janë gjithmonë të sakta vlerësimet e BMI-së?

BMI-ja nuk bën dallimin ndërmjet peshës si rezultat i muskulit dhe peshës si rezultat i yndyrave, kështu që nuk merr në konsideratë dallimet në përbërjen trupore. Një sportist mund të ketë një masë të lartë muskulore dhe BMI mbi 25, por nuk përmban yndyra të tepërta në trup. Nëse keni një BMI në një normë që klasifikohet mbipeshë (ndërmjet 25 dhe 29.9), mjeku mund t’ju këshillojë nëse jeni me të vërtetë mbipeshë. Nëse keni një BMI mbi 30, ka mundësi që të jeni mbipeshë dhe obez, por gjithmonë në varësi të përbërjes trupore. Kërkoni përsëri këshillën e mjekut.

4. Si mund ta mësoj nëse fëmija im është mbipeshë?

Llogaritësi i BMI-së për fëmijët, përdor matës të ndryshëm për të përcaktuar mbipeshën dhe obezitetin, pasi duhet të marrin në konsideratë moshën e fëmijës. Nëse jeni të shqetësuar për peshën e fëmijës tuaj, shkoni tek mjeku.

5. Çfarë e shkakton obezitetin?

Konsumimi i më shumë ushqimeve energjike sesa mund të përdoren në aktivitetet e zakonshme ditore dhe në funksionin normal të trupit (metabolizëm), sjell si pasojë një energji madhore, të formuar më pas si yndyrë trupore.

Pages: 1 2 3 4 5