Obeziteti reduktohet tek fëmijët që ecin për të shkuar në shkollë

Një kërkim i kohëve të fundit ka konfirmuar se të ecurit për të shkuar në shkollë shoqërohet me nivele të reduktuara në mënyrë sinjifikative të mbipeshës dhe obezitet-it (Health Prom J Aus 2010; 21: 57-63).

Një vëzhgim i 1362 fëmijëve që ecin për të shkuar në shkollë të moshave 10-13 vjeç ka treguar se ata që ecin për të shkuar në shkollë çdo ditë ishin 80% më të prirur që të mos ishin obezë.

Një e treta e fëmijëve të klasifikuar si obez-ë shkonin në shkollë përditë me makinë.

Fëmijët që shpenzonin më shumë se 2 orë në ditë përpara televizorit dhe lojërave kompjuterike kishin më shumë se tre herë shanse të ishin obezë krahasuar me ata që shpenzonin më pak se një orë përpara televizionit.

Sipas autorëve të studimit, rreth 22% e fëmijëve ishin mbipeshë ose obezë dhe kjo sipas vlerësimeve të prindërve, që ndoshta nënvlerësojnë totalin.