obeziteti

Pesha e madhe dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore BMI (Body Mass Index). Ju mund të llogarisni BMI-në e fëmijës tuaj me të njëjtën metodë që përdoret për të rriturit—pesha në kilogramë pjestuar me gjatësinë në metra, por të vënë në katror (kg/m2). Megjithatë, meqenëse BMI-ja ndryshon me moshën dhe gjininë e fëmijës, duhet të përdoret një rregullues për efekt të moshës ose një tabelë specifike për fëmijët. Fëmijët mbi shifrën 85 klasifikohen si mbipeshë dhe ata mbi shifrën 95 klasifikohen si obez-ë. Nëse ju thonë se fëmija juaj është me indeks 85, kjo do të thotë se 85% e fëmijëve të tjerë të së njëjtës moshë dhe të së njëtës gjini kanë indeks më të ulët se fëmija juaj.

Vjen nga stili i jetesës apo është gjenetike?

Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër i faktorëve ndërveprues. Çrregullime të caktuara hormonale dhe metabolike, disa prej të cilave janë gjenetike mund të shkaktojnë obezitetin tek fëmijët. Megjithatë, këto gjendje janë të rralla. Përveç këtyre çrregullimeve, duket se ka edhe faktorë gjenetikë që kontribuojnë në prirjen që fëmijët të bëhen mbipeshë.

Influenca më e madhe e jashtme në rritjen e peshës megjithatë mbetet mungesa e balancës energjetike. Energjia që marrim (kur hamë ushqim) është pak a shumë edhe energjia që konsumojmë (djegim), dhe ne mbajmë një peshë konstant-e. Kur balanca lëviz përpara për të marrë më shumë ushqime ose ushqime jo të shëndetshme, ne fitojmë peshë, kur ecim përgjatë shpenzimit të më shumë energjie, ose reduktojmë energjinë që marrim, ne humbim në peshë. Rritja e konsumit të ushqimeve me energji të lartë (shumë kalori) si në sheqerna dhe yndyra të saturuara, kombinuar me reduktim të aktivitetit fizik, çon në obezitetepidemi-k”.

Pages: 1 2 3 4