Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Opsionet e kujdesit ndaj diellit

Informacion i përgjithshëm

Djegia nga dielli dhe dëmtimi i lëkurës shkaktohen nga ekspozimi më shumë se ç’duhet ndaj radiacionit ultraviolet, gjatë kohës qe lëkura ekspozohet në diell ose nën llampa të forta drite. Radiacioni ultraviolet (UVR) klasifikohet si rreze UVA, UVB  dhe UVC. Ne duhet që të mbrohemi vetëm kundër rrezeve UVA dhe UVB sepse ato kalojnë shtresën e ozonit.

Ju ndoshta nuk e kuptoni që jeni djegur derisa lëkura juaj të fillojë dhe të bëhet e kuqe dhe më pas të djegë. Djegiet e vogla nga dielli shfaqen si lëkurë që merr ngjyrë rozë ose të kuqe dhe djegiet më serioze marrin formën e flluskave dhe ndonjëherë edhe si lëkurë që del nga pjesa tjetër e trupit.

Është shumë e rëndësishme që të mbroni lëkurën kur e ekspozoni në diell, për shkak të rrezikut të kancer-it të lëkurës. Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell shkakton plakje të lëkurës para kohe.

Mbrojtja e mirë nga dielli përfshin:

  • Përpjekje për të qëndruar në vende pa diell midis orës 11.00 dhe 15.00, kryesisht gjatë verës;
  • Mbajtja e kapeles (me anë të gjera për të mbrojtur qafën), mbajtja e syzeve të diellit që bllokojnë dritën UV  dhe veshjet mbrojtëse ose strukturat hijëzuese;
  • Përdorimin e kremrave diellore për të parandaluar djegien e lëkurës;
  • Takimin me mjekun;
  • Të mbajturit mend se edhe reflektimi i dritës nga uji, dëbora dhe rëra mund të shkaktojnë djegie nga drita e diellit;
  • Mbrotjen e buzëve me krem special pasi djegia nga dielli mund të aktivizojë tharjen buzëve;
  • Riaplikimin e shpeshtë të balsamit të buzëve;
  • Mbajtjen e kapeleve në diell. Shumë shkolla tashmë instistojnë që fëmijët të mbajnë kapele gjatë verës;
  • Mbajtjen e veshjeve që plotësojnë standartet UV për t’u mbrojtur nga dielli të tilla siç janë UPF 15 deri 50+
  • Ndjekjen e mesazhit SunSmart: “fshihuni nga dielli dhe mbani veshje të lehta”

Nxirja artificiale

  • Shumë njerëz mendojnë se lëkura e nxirë të tregon më të shëndetshëm dhe tërheqës. Produktet nxirëse artificiale mund ta sigurojnë këtë pa rrezikun e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell;

Pages: 1 2 3