Të ushtruarit mund të çojë në orgazmë femërore pavarësisht nga mendimet seksuale apo dëshira, konfirmojnë kërkuesit. Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar se ekziston vetëm një studim i vogël në lidhje me orgazmat femërore.

Në fakt, ata shkruajnë se studimi në lidhje me orgazmën u bë nga një anketë online ndermjet 530 grave të moshës 18 deri në 63 vjeç të cilat ishin fizikisht aktive, dhe nga të cilët u nxor si përfundim se gjatë ushtrimeve shpesh gratë pësojnë kënaqësi sekuale e cila rrjedh së tepërmi nga ushtrimet kryesore të muskujve të barkut.

Gjithashtu, ato gjetën se gratë pësonin orgazmë ndaj llojeve të shumta dhe të ndryshme të ushtrimeve, duke përfshirë ushtrimet e peshës, ushtrimet aerobike në ujë dhe patinazhin. 40% e të anketuarve raportuan se kishin përjetuar një ose më shumë herë në jetën e tyre gjatë të ushtruarit orgazmë dhe kjo i kishte befasuar studiuesit.

Përgjigjet ishin ndarë në dy kategori: në ato që kishin përjetuar kënaqësi seksuale duke përjetuar orgazmën (124) dhe në ato që kishin përjetuar kënaqësi seksuale por pa orgazmë (246). Ndërmjet ushtrimeve që të dërgonin në kënaqësi seksuale ishin joga dhe tenisi. Gjetjet “sfidojnë idenë se orgazma e grave është një përvojë thelbësore  seksuale”, thanë studiuesit.

Share on Facebook0Tweet about this on Twitter0Share on LinkedIn0Email this to someone