Sipas një studimi (BMJ 2010; 341: c4675 online) suplementet e glukozaminës dhe kondroitinës nuk janë më të mira se placebo-t (një produkt që duket si ilaç ose një ilaç fals që nuk përmban përbërës aktivë – që jepet për të parë nëse pacienti ndikohet emocionalisht apo jo nga marrja e mjekimit) në lehtësimin e dhimbjes së ijeve dhe gjunjëve tek njerëzit me osteoartrit-e.

Meta-analiza e 10 provave të zgjedhura rastësisht, nga një total të 3803 pacientëve, tregoi se kishte një diferencë të vogël në intensitetin e dhimbjeve të raportuara përgjatë atyre që merrnin suplemente. (Meta-analiza është një teknikë stastikore që përmbledh rezultatet e studimeve të tjera).

Studimi e shkallëzoi dhimbjen nga 0 në 10 dhe krahasoi shkallëzimin midis grupeve që merrnin suplemente dhe atyre që merrnin placebo (ilaç fals). Reduktimi i dhimbjes ishte më pak se gjysmë pike në shkallëzimin deri në 10 për të tërë suplementet – glukozaminë, kondroitinë ose një kombinim të këtyre të dyjave. Diferenca nuk do ishte sinjifikative në praktikë.

“Ne besojmë se edhe në të ardhmen prova të tilla do të tregojnë se nuk ka ndonjë përfitim klinik të përshtatshëm nga këto preparate”, doli nga studimi.

“Ne jemi konfidentë se asnjë nga preparatet nuk është i rrezikshëm”, u deklarua. “Megjithatë, nuk u panë dëmtime nëse pacientët i merrnin këto preparate përderisa ata perceptonin përfitime dhe mbulonin koston e trajtimit nga ana e tyre”.