Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Osteoartriti

Informacion i përgjithshëm

Osteoartrit-i është forma më e zakonshme e artriteve. Osteoartriti zhvillohet pothuajse tek gjysma e atyre që janë mbi 60 vjeç dhe tek pothuajse të tërë që janë mbi 80 vjeç.

Osteoartriti zhvillohet gradualisht në pjesët e dëmtuara të nyjeve të trupit tuaj. Në një nyje të shëndetshme, një material gomoz që quhet kartilage mbulon fundet e çdo kocke. Kjo lejon nyjet të lëvizin butë dhe lehtë. Në osteoartrite, kartilagia fillon e dëmtohet dhe fillon të pakësohet. Kjo bën që nyjet të dhembin e të shpojnë.

Nyjet që mbajnë pesha si gjunjët, krahët, këmbët dhe shpina preken më shumë nga osteoartriti, por osteoartriti prek edhe duart.

Osteoartriti është më i shpeshtë tek gratë (kryesisht pas menopauzë-s) sesa tek meshkujt. Zhvillohet më shumë tek njerëzit që janë mbi peshë sepse mbipesha ushtron më shumë stres në nyjet që mbajnë peshën trupore.

Osteoartriti më parë mendohej si një rezultat normal i kalimit të moshës. Megjithatë nuk dihet se cilët janë faktorët që ndikojnë. Këtu mund të përfshijmë dëmtimin e nyjes në vegjëli, përdorimin e shpeshtë të nyjes, sportet si ngritja e peshave ose historia familjare e osteoartritit.

Shumë njerëz nuk preken në mënyrë serioze nga osteoartriti, por për disa ai mund të sjellë dhimbje të shpeshta dhe paaftësi të theksuar. P.sh. mund të jetë e vështirë për të ngjitur shkallët ose për të lëvizur me makinë nëse nyjet e gjunjëve janë prekur nga kjo gjendje.

Osteoartriti mund të vijë dhe të shkojë me periudha kur nuk ka ose ka fare pak dhimbje. Në disa njerëz ka kohë të caktuara kur dhimbja përkeqësohet, si p.sh. në kohë me lagështirë.

Simptomat

  • Dhimbja përkeqësohet kur lëvizni dhe ndiheni më mirë kur çlodheni. Kjo është njëra nga simptomat, por me përkeqësimin e sëmundjes, dhimbja shfaqet edhe kur jeni duke pushuar;
  • Ngërçi kur nyjet nuk lëvizin për periudha të gjata, kjo zgjat zakonisht për rreth 30 minuta;
  • Ënjtje kur nyjet janë të irrituara dhe prodhojnë më shumë lëng sesa duhet;
  • Nëse nyjet janë të prekura mund të dëgjohet një zhurmë kërcitëse;
  • Rritja e kockave mund të duket edhe në duart tuaja.

Pages: 1 2