ddd

Artrit do të thotë “inflamacion i nyjeve”. Ai shkakton dhimbje në nyjet e trupit si gjunjët apo ijet. Ka shumë lloje artritesh por osteoartriti është më i hasuri. Njihet ndryshe dhe si sëmundja e përkeqësuar e kockave ose si artrit i lidhur me moshën. Kjo sëmundje shfaqet më shumë tek njerëzit e moshuar.

Osteoartriti shfaqet kur inflamacioni në nyje shkakton dëmtim të kërcit. Kërci që qëndron në fund të kockave, përbëhet më së shumti nga ujë dhe proteina. Funksioni bazë i kërcit është të zbusë fërkimin e kockave dhe goditjet. Funksioni i kërcit për të zbutur goditjet vjen nga aftësia që ka për të ndryshuar formë kur është në presion. Kjo cilësi vjen nga sasia e madhe e ujit që përmban. Edhe pse kërci arrin t’i përballojë disa dëmtime, trupi nuk prodhon kërc të ri.

Pasojat e osteoartritit vihen re me kalimin e viteve edhe pse ka përjashtime.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të osteoartritit:

  • Parësor - Ky tip osteoartriti është i përgjithshëm dhe prek zakonisht gishtat, shtyllën kurrizore dhe ijet.
  • Dytësor - Ky lloj shfaqet pas dëmtimeve ose inflamacionit të një nyjeje, si dhe pas një sëmundjeje tjetër që quhet hemokromatozë.

Cilat janë pasojat e Osteoartritit tek nyjet e ijeve?

Pacientët që vuajnë nga osteoartiti mund të kenë probleme me të ecurit. Është e vështirë ta diagnostikosh këtë sëmundje sepse në fillim dhimbja shfaqet gjithandej si p.sh. në kofshë, në rrëzë të kofshës, poshtë vitheve apo në gjunjë. Dhimbja mund të jetë e mprehtë si therje ose e lehtë. Shpesh ija është e fortë, e palëvizëshme.

Çfarë e shkakton osteoartritin e ijeve?

Shkaqet e sakta nuk dihen. Faktorë që mund të ndikojnë janë mosha, dëmtimet e ndryshme dhe mbipesha. Por ka dhe një sërë faktorësh të tjerë që mendohet se shkaktojnë osteoartritin. Po i rradhisim më poshtë.

  • Nyjet mund të mos jenë formuar mirë;
  • Mund të ketë një defekt gjenetik (të trashëguar) të kërcit;
  • Mbingarkim i nyjeve duke qenë mbipeshë apo duke u marrë me aktivitete që e dëmtojnë ijen.

Cilat janë simptomat e eosteoartritit të ijeve?

Pages: 1 2 3