Osteoporoza: Para dhe pas një kocke të thyer

A ndikojnë medikamentet mbi kockat tuaja?

Në qoftë se ju keni osteoporozë ose jeni në rrezik, ju do të doni të bëni gjithçka për t’i mbajtur kockat tuaja sa më të forta që të jetë e mundur. Përveçse të ndiqni këshillën e mjekut tuaj për dietën dhe ushtrimet fizike, ju duhet të dini se disa medikamente janë miqësore për kockat dhe të tjera mund të kenë efekte anësore që prekin kockat tuaja. Disa medikamente të marra për probleme të zakonshme shëndetësore, si urth dhe depresion mund të prekin shëndetin e kockave tuaja. “Kjo jo domosdo do të thotë që duhet t’i ndaloni ato”, thotë Dr. Harold Rosen, drejtor i Qendrës së Parandalimit dhe Trajtimit të Osteoporozës, Boston. Është shumë e rëndësishme që të peshohen pro-të dhe kundra-t e medikamentit kundrejt efektit mbi kockat. Dobitë nga një ilaç mund të dominojnë rrezikun. Ose mjeku juaj mund t’ju këshillojë një ilaç për ruajtjen e kockave, i cili mund të kompensojë rrezikun.

Ilaçet kortikosteroide dhe shëndeti i kockës

Keto lloj ilaçesh kortikosteroide ndihmojnë të frenohet inflamacion-i. Mjekët i japin ato për sëmundje si artrit reumatoid, astmë dhe atë që njihet si koliti ulçeroz. Disa shembuj janë:

  • Cortisone (Cortone);
  • Prednisolone (Deltasone, Meticorten, Orasone, Prednicot).

Këto steroide e vështirësojnë formimin e kockës dhe e rrisin brishtësinë e kockës gjë që mund  të shkaktojë një frakturë. Megjithatë disa njerëzve u nevojiten këto ilaçe. Dhe rreziku afatshkurtër nuk ka ndonjë rëndësi për shumicën e njerëzve. Se si e merrni ju ilaçin, është gjithashtu e rëndësishme. Tabletat apo pika nga goja janë më të fuqishmet por ato që ju thithni apo i vini mbi lëkurën tuaj janë më pak shqetësuese.

Ilaçet kundër kancerit dhe shëndeti i kockave

Në qoftë se  ju keni kancer të gjirit dhe po merrni disa ilaçe që prekin kockat tuaja, mjeku juaj duhet të monitorojë densitetin e kockës tuaj dhe të rekomandojë ilaçe për ruajtjen e kockave. Disa pacientë me kancer të gjirit marrin:

  • Anastrozole (Arimidex);
  • Exemestane (Aromasin);
  • Letrozole (Femara).

Pages: 1 2 3 4