Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Osteoporoza

Informacion i përgjithshëm

Osteoporoza, që do të thotë “kocka poroz-e”, është një gjendje ku kockat bëhen më të lehta dhe më pak të dendura dhe kjo bën që ato të kenë më shumë shanse që të thyhen. Osteoporoza prek më shumë se 50% të grave dhe rreth 30% të meshkujve të moshës mbi 60 vjeç.

Për të krijuar dhe mirëmbajtur kocka të shëndetshme trupi ka nevojë për sasi të mjaftueshme kalcium-i, mineralesh të tjera dhe hormonesh, përfshirë këtu estrogjenet tek femrat dhe testosteron-in tek meshkujt. Edhe vitamina D duhet që të absorbojë më mirë kalciumin e ushqimeve në trup, në kocka.

Osteoporoza zhvillohet ngadalë për shumë vite, shpesh pa simptoma. Shenja e parë që dikush ka osteoporozë duket kur dikush rrëzohet dhe shkaktohet thyerja e kockave (fraktura).

Frakturat e legenit, shpinës dhe duarve janë të zakonshme në njerëzit me osteoporozë. Këto tipe frakturash mund të jenë të rrezikshme dhe mund të çojnë në dhimbje kronike, probleme me lëvizjen dhe mund të bëjnë që njerëzit të mos jetojnë më tej të pavarur.

Disa njerëz kanë më shumë rrezik për osteoporozë sesa disa të tjerë.

Faktorët e rrezikut janë:

  • Të qenit femër;
  • Të kaluarit e fazës së menopauzë-s;
  • Ardhja e menopauzës ose heqja e ovare-ve (vezoreve) përpara moshës 45 vjeçare;
  • Të qenit më shumë se 50 vjeç;
  • Të paturit e një historie të osteoporozës në familje;
  • Të qenit i gjatë dhe i dobët;
  • Origjina e bardhë (kaukaziane) ose aziatike;
  • Dieta e varfër në kalcium ose vitaminë D;
  • Çrregullime peshe si anoreksi nervoze;
  • Pirja e duhanit;
  • Konsumimi i alkool-it në sasi të madhe;
  • Jeta sedentare (të mos qënit aktiv);
  • Të mos shpenzuarit mjaftueshëm kohë nën rrezet e diellit;
  • Marrja e ilaçeve si steroidet ose antikonvulsantët.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Vlerësimi i rrezikut

  • Mjeku juaj ose farmacisti mund të ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut për osteoporozën dhe mund të sugjerojnë bërjen e skanimit të densitetit të kockave (një tip rrezeje X);
  • Densiteti i mineraleve të kockës (BMD) mat rrezikun e osteoporozës. Sa më e ulët të jetë BMD-ja, aq më i lartë është rreziku i frakturave;

Pages: 1 2