Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e përjetimit të një ataku në tru, veçanërisht për të rinjtë

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia mund të kenë një rrezik në rritje për të pësuar një atak në tru, veçanërisht në qoftë se janë të rinj. Kështu sugjeron një studim i gjerë në Taivan.

Në periudhën kohore prej katër vjetësh, studiuesit gjetën se pagjumësia dukej se i rriste gjasat që një person të shtrohej në spital për shkak të goditjes në tru, me 54%.

Ky rrezik arrinte majat për njerëzit e moshës midis 18 dhe 34 vjeç, të cilët kishin tetë herë më shumë mundësi të pësonin atak në tru, nëse kishin insomnia (pagjumësi), kur krahasoheshin me bashkëmoshatarët e tyre. Këtë zbuloi ky studim.

“Ne i kushtojmë shumë vëmendje presionit të lartë të gjaku-t, obezitet-it, si dhe çështjeve të lidhura me kolesterol-in. Këto njihen si faktorë rreziku”, tha Dr. Demetrius Lopes, drejtor i Qendrës së Ndërhyrjeve Cerebrovaskulare në Universitetin Rush në Çikago dhe një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Zemrës. “Por unë mendoj se ajo që anashkalohet është se në qoftë se ju nuk keni një rutinë të mirë gjumi, ajo mund t’ju dëmtojë, veçanërisht në moshë të re”.

Studimi i ri krahasoi të dhënat mjekësore, të zgjedhura rastësisht, të më shumë se 21.000 njerëzve me insomnia dhe 64.000 njerëzve pa insomnia. Asnjëri prej tyre nuk kishte një diagnozë të mëparshme për goditje në tru apo apne të gjumit.

Rezultatet u botuan në numrin e muajit maj të revistës Stroke.

Gjatë katër viteve të ndjekjes së subjekteve të studimit, 583 njerëz që vuanin nga pagjumësia dhe 962 pa insomnia janë shtruar në spital për shkak të atakut në tru. Pasi vlerësuan faktorët e tjerë, studiuesit dolën në përfundimin se njerëzit me pagjumësi kishin rrezik të lartë për goditje në krahasim me ata që flinin mirë.

Hulumtuesi Ya – Wen Hsu në Universitetin Chia Nan dhe kolegët e tij, gjithashtu zbuluan se grada e pagjumësisë nga e cila vuan jë person, kishte ndikim të drejtpërdrejtë në rrezikun e tyre të dukshëm për të pësuar një atak në tru.

Pages: 1 2 3