Sipas një studimi në 20.000 gra, pajisjet intrauterin-e (IUD-të, një formë afatgjatë kontracepsion-i) mund të ndihmojnë kundër zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës.

Gratë që kanë përdorur IUD u zbulua se kanë pothuajse dy herë më pak shans të incidencë-s së kancerit në qafën e mitrës, krahasuar me ato që nuk përdornin IUD.

Mbrojtja e fortë u pa në tipe të ndryshme të kancerit të qafës së mitrës: 44% rrezik i reduktuar për tumor-et e qelizave skuamoz-e dhe 54% rrezik i reduktuar për tumoret adenokarcinomë dhe adenoskuamoze. Mbrojtja ka qenë më e pakët tek gratë që u testuan pozitivisht për virusin e papilomë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus). Grupi i HPV-ve (me rrezik të reduktuar 32%) përfshinte shqetësime të qarta që shkaktonin lezion-e gjenital-e dhe kancer të qafës së mitrës.

Analiza përfshiu të dhëna nga dy studime të mëdha të kryera nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve për Kancerin dhe Instituti Català d’Oncologia, që përfshin të dhëna të rreth 20.000 grave me kancer të qafës së mitrës, me HPV, dhe të grave të shëndetshme që u përfshinë në studim për krahasim.

Përdorimi i IUD-ve mund të veprojë si një faktor mbrojtës në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, thanë autorët që theksuan se “imunitet-i qelizor shkaktohet nga pajisja” si një mekanizëm i mundshëm. (Onkologjia Lancet 2011; online më 13 Shtator).

Një editorial që shoqëronte të dhënat tha, se efekti mbrojtës ishte evident nga përdorimi i IUD-ve që varionin nga disa muaj deri në 9 vite, duke sugjeruar se ishte procesi i “futjes së lakut” dhe jo tipi i IUD-së që ndikonte në këtë dukuri.

Në lidhje me këtë, një editorial theksoi se “në shikim të parë, implikimi kryesor i gjetjes ishte se sillte një nivel të lartë të dhënash që kundërshtonin idenë e mëparshme se përdorimi i IUD-ve rriste rrezikun e kancerit të qafës së mitrës”.

“Megjithatë, konfidenca e rivendosur në lidhje me sigurinë e IUD-ve ishte vetëm një rezultat sekondar”.

“Efekti mbrojtës i përdorimit të IUD-ve ndryshon disa elemente në modelin aktual të historisë natyrore të kancerit të qafës së mitrës”.