Pamje e përgjithshme e humbjes së flokëve

Ekzistojnë shumë arsye për humbjen e flokëve, por deri tani shkaku kryesor tek meshkujt është trashëgimia (i quajtur alopeci androgjene), që prek më shumë se 95% të meshkujve.

Kjo mënyrë e rënies së flokëve është më e zakonshme në meshkujt evropianë sesa në meshkujt, p.sh. me prejardhje aziatike ose afrikane. Zakonisht rënia e flokëve fillon në pjesën e përparme dhe më pas përhapet në pjesën e prapme dhe anash kokës. Në fund të të gjithë kësaj, largohen të gjithë flokët.

procesi i renies se flokut

Cikli normal i flokëve

Gjatë ciklit normal të flokëve, 90% e afërsisht 150,000 flokëve në skalpin e meshkujve janë në një fazë rritjeje dhe vetëm 10% që mbetet është në një fazë pushuese, me rreth 100 flokë që bien çdo ditë, që më pas zëvendësohen me flokë të reja.

Kështu që të gjitha qimet në lëkurën e kokës nuk kanë rënë përnjëherë, çdo gjëndër e flokëve (grup i qelizave të specializuara në lëkurën e kokës që prodhojnë dhe mbështesin flokët) ndjek ciklin e vet, duke përparuar në fazën e rritjes, gjatë së cilës  mesatarja tek burrat është 2 deri në 3 vjet, në fazë pushimi zgjat rreth 3 muaj, gjatë së cilës nuk ka rritje floku. Pas fazës së pushimit flokët bien.

Modeli mashkullor i rënies së flokëve

Në modelin mashkullor të rënies së flokëve, faza e rritjes së flokëve gradualisht bëhet më e shkurtër dhe  faza e pushimit bëhet më e gjatë. Përfundimisht qimet që janë në rritje bëhen aq të shkurtër sa që ata mezi dalin nga gjëndrat e flokëve të tyre. Është gjithashtu një kohë vonese në rritje ndërmjet fundit të fazës së pushimit dhe fazës tjetër të rritjes, duke rezultuar në më pak qime të reja.

Pages: 1 2 3 4