Pankreatiti: Gjithcka që ju duhet të dini

Pankreatiti është një inflamacion i pankreasit (një nga organ-et e sistemit të tretje-s). Ai  zhvillohet kur enzimat tretëse, që pankreas-i juaj prodhon që të tresë ushqimin, ngjiten tek vetë pankreasi.

Ekzistojnë dy lloje të pankreatitit akut (e cila vjen papritmas dhe zakonisht është jetëshkurtër) dhe kronik (një gjendje e vazhdueshme, që vazhdon për vite me radhë). Pankreatiti, veçanërisht forma akute, mund te jetë një gjendje serioze, dhe pothuajse gjithmonë shkakton dhimbje abdominale të moderuar deri në të rëndë.

Cilat janë simptomat e pankreatitit?

Simptoma kryesore e pankreatitit akut është dhimbja e sipërme abdominale, që mund të ndihet sikur ajo po kalon në shpinën tuaj. Dhimbja mund të përkeqësohet me të ngrënët ose me të pirët e alkool-it, dhe mund të përmirësohet me të ulurën ose me të shtrirën së prapthi. Përzierja, të vjellat dhe temperatura janë simptoma të zakonshme.

Pjesa më e madhe e njerëzve me pankreatitin kronik kanë dhimbje të barkut, që zgjasin për disa orë, disa ditë ose disa javë.  Dhimbja mund të jetë e rëndë, dhe si rezultat i pankreatitit kronik, përkeqësohet me pirjen e alkoolit dhe me të ngrënën. Disa njerëz kanë dhimbje të vazhdueshme, që ndryshon në intensitet. Simptomat e tjera përfshijnë përzierjet dhe ethet.

Ata që vuajnë me pankreatit kronik, gjithashtu kanë simptoma që rezultojnë në dëmtime afatgjata të pankreasit. Normalisht, pankreasi juaj prodhon enzima, që ndihmojnë në tretjen e ushqimit, dhe hormone (insulinë dhe glukozë), për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme të qelizave që kryejnë këto funksione.

Nëse pankreasi juaj nuk është në gjendje që të bëjë të mundur, që enzimat të bëjnë tretjen e duhur të ushqimit, yndyrat dhe ushqyesit e tjerë, nuk mund të absorbohen nga zorrët tuaja, duke rezultuar në sasi yndyrore, humbje peshe dhe kequshqyerje. Dëmet e rëndësishme të prodhimit të qelizave për insulinë, mund të shkaktojnë diabet-in.

Çfarë e shkakton pankreatitin?

Pages: 1 2 3 4