Në 1940, Dr. George Papanicolaou zhvilloi një test që zbulonte qelizat prekanceroz (prekanceroze gjendje) dhe kanceroze në qafën e mitrës. Kjo procedurë u bë e njohur me emrin Pap test.

Pse duhet të bëj Pap testin?

Pap testi mund të zbulojë ndryshimet që ndodhin në qelizat e qafës së mitrës në një fazë të hershme. Këto ndryshime, më vonë mund të çojnë në kancer, kështu që duke i zbuluar ato sa më herët, ato mund të trajtohen përpara se të ndodhin ndryshimet kanceroze. Si shumë teste të tjera, Pap testi nuk është gjithmonë 100% efektiv. Ndonjëherë mostrat që merren mund të mos marrin qelizat abnormale, ose mund të jetë e vështirë për t’i lexuar pasi përmbajnë gjak ose mukus. Por përtej këtyre limiteve, pap testet e rregullta çdo 2 vjet, mund të ndihmojnë në parandalimin e mbi 90% të rasteve të zakonshme të kancerit të qafës së mitrës.

Si bëhet Pap testi?

Testet duhet të bëhen në zyrën e doktorit tuaj në pak minuta, si pjesë e ekzaminimit pelvik. Ju mund të ndiheni për disa minuta përgjatë testimit jo komod, por ajo nuk shkakton dhimbje dhe anestezia nuk është e nevojshme. Ju mund të merrni rezultatet në një ose dy javë.

Sa shpesh duhet ta bëj Pap testin?

Llojet më të zakonshme të kancerit të qafës së mitrës mund të marrin mbi 10 vjet për tu zhvilluar, kështu që një test çdo dy vjet është zakonisht i mjaftueshëm. Megjithatë, nëse testet tuaja të mëparshme kanë shfaqur ndryshime, ose ju jeni në një rrezik të lartë të të zhvilluarit të kancerit të qafës së mitrës, doktori juaj do t’ju sugjerojë teste më të shpeshta.

Çfarë ndodh nëse unë marr një rezultat abnormal të Paptestit?

Nëse testi juaj ka një rezultat jonormal, mundohuni që të mos shqetësoheni – të paktën një në çdo 10 rezultate mund të ketë një simbol apo koment të disa llojeve. Ka shumë arsye pse kjo mund të ndodhë dhe shumica nuk është serioze, kështu që kërkoni për një shpjegim dhe diskutoni për çdo shqetësim që mund të keni me mjekun tuaj. Nëse qeliza abnormale janë vërejtur ju mund të drejtoheni për testim dhe trajtim të mëtejshëm.

Kush duhet ta bëj Pap testin?

Pages: 1 2