Paracetamoli për fëmijët

Paracetamoli është një nga ilaçet më shumë të përdorshme, kryesisht për sëmundjet që prekin shumë fëmijë. Por shpesh nuk përdoret në doza korrekte, që e bëjnë atë më pak efektiv dhe/ose të rrezikshëm.

Përdorimet më kryesore të paracetamolit janë lehtësimi i dhimbjeve dhe reduktimi i etheve. Në rastet e temperaturës nuk është gjë e keqe, sepse mund të ndihmojë imunitet-in e trupit. Kjo shpesh ndodh në rastin kur fëmijët mund të sjellin netë të shqetësuara për prindërit dhe vëllezërit e motrat.

Siguria se doza është korrekte

Doza korrekte e paracetamolit për fëmijët nuk është në varësi të moshës, por të peshës. Doza e zakonshme është 15 mg për kilogram peshë. Me fjalë të tjera, nëse bebja peshon 10 kg duhet të marrë 150 mg. Kjo dozë mund të merret një herë në çdo 4 orë, deri në 4 herë në ditë, nëse duhet. Doza nuk duhet rritur, me përjashtim të rasteve kur e këshillon mjeku. Asnjë fëmijë nuk duhet të marrë më shumë se 90mg për kilogram në total në ditë.

Shumë fëmijë e marrin paracetamolin në formë shurupi dhe është e rëndësishme të kontrollohet forca e ilaçit, sepse varion sipas prodhimit. Problemet mund të vijnë sepse ka konfuzion për mënyrën sesi matet. Mos harroni se “mg” është masë për peshën dhe “ml” është masë për volumet e lëngjeve. Kështu që nëse kapaciteti i një shisheje shurupi paracetamoli është 100 mg/ml atëhere një fëmijë 10 kg ka nevojë për 1.5 ml.

Nëse përdoret në mënyrë të përshtatshme, paracetamoli është një ilaç i dobishëm për të bërë fëmijët të ndihen më mirë kur ata kanë sëmundje dhe dhimbje të vogla. Të kuptuarit dhe kontrolli i dozave korrekte është i një rëndësie jetike për fëmijët, nëse prindërit e përdorin atë në mënyrë të sigurt dhe efektive.