Një studim në SHBA vuri në dukje natyrën agresive të qelizave skuamoz karcinoma (SCC) tek njerëzit e infektuar me HIV (human immunodeficiency virus) dhe kjo ka shtyrë studiuesit të rekomandojnë shmangien e diellit dhe përdorimin e kremit mbrojtës.

Kërkuesit, gjithashtu sugjerojnë një menaxhim agresiv të SCC-së pasi ato zbuluan se njerëzit me norma të larta të përsëritjes dhe të vuajtjes së kësaj sëmundjeje mund të vdesin nëse nuk trajtohen fillimisht me anë të kirurgji-së ose me radioterapi-në.

Ato rishikuan rastet e 10 njerëzve të infektuar me HIV që kishin patur një SCC të agravuar dhe me një diametër më të madh se 1.5 cm, një rritje të shpejtë dhe/ose shfaqje metastae  (Arkivat e Dermatologji-së 2002; 138: 758-63).

Pesë në dhjetë njerëz kanë vdekur nga SCC brenda 7 viteve të fillimit të diagnostikimit, pavarësisht trajtimit. Sëmundshmëria dhe vdekshmëria nga SCC nuk ishte e lidhur me fazën e HIV ose shkallën e imuno-supresion-it.

Një studim tjetër i publikuar për të njëjtën çështje në revistë (2002; 138: 765-70) tregoi historinë naturale të melanomë-s malinj-e që është më shumë agresive në njerëzit me HIV sesa në njerëzit e painfektuar.

Njerëzit me HIV kanë një mbijetesë të shkurtër nga sëmundja dhe një mbijetesë më të ulët nga melanoma në krahasim me njerëzit e tjerë, shkruan autorët.

Rishikimi i 17 pacientëve me melanoma dhe HIV nuk shfaqi ndonjë lidhje ndërmjet qelizave CD4 dhe trashësisë së tumor-it në kohën e diagnostikimit të melanomës.

Pjesa më e madhe e njerëzve që vdiqën nga melanoma ose nga melanoma dhe HIV nuk kanë qenë trajtuar për HIV.