Një meta analizë ka treguar se konsumimi i lartë i likopenës, një substancë e gjetur tek domatja dhe perimet apo frutat e tjera të kuqe, mund të ulë kolesterol-in dhe mund të reduktojë presionin e gjakut.

Studimi, i kryer nga akademikët praktikë të përgjithshëm në Universitetin e Adelaide, përfshiu 12 çështje dhe u botua në revistën Maturitas (2011, 68: 299-310).

Studiuesit zbuluan se një dozë e lartë likopene (25 ose më shumë miligram për ditë) – por jo një dozë e vogël, redukton të gjithë kolesterolin dhe ishte superiore ndaj placebo-ve në presionin e ulët sistolik të gjakut.

Ekuivalenti i 300 mililitër lëngu domateje çdo ditë redukton LDL-në (kolesterolin “e keq”) me 10%. Kjo është e krahasueshme me efektin e dozës së ulët të statina-ve, ilaçeve që merren zakonisht për një kolesterol më të ulët gjaku.