Përdorimi i kokainës i lidhur me dëmtimin e përhershëm të zemrës

Përdorimi i kokainës mund të shkaktojë dëme të përhershme në zemër, me tension të vazhdueshëm e të lartë të gjaku-t dhe ngurtësim të enëve të gjakut në mesin e përdoruesve, shumë kohë më vonë pasi efektet fillestare janë larguar.

Një studim në Sidnei prej 20 përdoruesve të rregullt të kokainës rekreative gjeti se ata kishin një rritje 30-35% në rëndesën e madhe të enëve të gjakut të trupit, aortë-s, 8mmHg presion i lartë sistolik i gjakut dhe 18% trashësi më të madhe të murit të majtë ventrikular të zemrës, krahasuar me 20 jopërdorues, kur u vlerësuan të paktën 48 orë që kur kishin marrë kokainë për herë të fundit.

Kërkimet e mëparshme janë fokusuar tek ndikimet e menjëhershme, kryesisht ndërmjet vartësve. Ky studim u nxit nga 5 infarkt-e të shkaktuara nga vartës të kokainës tek meshkuj të rinj që u paraqitën në spitalin Royal North Shore (RNSH) në Sidnei brenda dy viteve të fundit.

“Duke e gjetur atë të rregullt përdorimi i kokainës rezulton në ndryshime kronike në trashësinë e zemrës dhe ngurtësim të enëve, që sugjeron se këto subjekte janë duke rritur rrezikshmërinë e dështimit të zemrës, infarkte dhe goditje në të ardhmen”, tha drejtuesi kërkimor dhe kardiolog-u Profesori i Asociuar Gemma Figtree nga RNSH  dhe Universiteti i Sidneit.

Studimi, i cili do të paraqitet në seancat shkencore të Shoqatës Amerikane të zemrës, këtë javë në Los Angelos nuk gjeti prova të infarktit (infarkt pa dhimbje apo simptoma) ndërmjet përdoruesve.

Profesor Figtree është duke vazhduar kërkimin, duke rekrutuar më shumë kontrolle të moshave 40–70 vjeçare për një Skanim me Rezonancë Magnetike (MRI).