Kokaina mund të rritë riskun që te një person të zhvillohet sëmundja e syve – glaukoma, një humbje e pamjes deri në 45% (sipas sugjerimeve të kërkuesve amerikanë).

Një studim i 5.3 milionë njerëzve të kontrolluar në Klinikën e Departamentit të Çështjeve të Veteranëve, gjatë vitit 2009 gjeti se përdoruesit aktualë dhe në të shkuarën të kokainës ishin të shoqëruar me prezencën e glaukomës (Journal of Glaucoma 2011; 20: 452-57).

Glaukoma gjithashtu shfaqet herët te përdoruesit e kokainës, krahasuar me ata që në historinë e tyre nuk kanë marrë droga (54 vjeç me 73 vjeç).

“Shoqërizimi i përdorimit të drogave ilegale me glaukomën kërkon studime të mëtejshme,” thonë autorët.