Kolla e mirë mund të jetë serioze!

Kolla e mirë (pertusis) është një infeksion bakterial shumë infektues që prek njerëzit e të tëra moshave, por më shpesh fëmijët. Për herë të parë u zbulua pas një epidemi-e kolle të mirë në Paris në 1578, më pas u njoh si “ulërima e qenit”, “kolla e mjekrës”, ose “kolla kin”, që do të thotë kollë “konvulsive”.

Sëmundja shkakton atake të papritura, me një kollë irrituese që shpesh përfundon me zhurmë të fortë kur fëmijët marrin frymë. Edhe pse imunizim-i e ka reduktuar shpeshtinë e kësaj sëmundjeje, është ende një infeksion i zakonshëm. Epidemitë e rregullta shfaqen çdo 3-4 vjet. Është kryesisht e shpeshtë tek fëmijët më pak se një vjeç.

Shpeshtia e kollës së mirë

Nëse fëmija ka kollë të mirë dhe nuk është i vaksinuar, atij mund t’i zhvillohet pneumoni-a. Një rast i rëndë i kollës së mirë mund të sjellë dëmtime në tru ose vdekjen. Nëse fëmija juaj nuk e ka patur kurrë këtë sëmundje dhe nuk është vaksinuar kundër saj, mund të ketë kollën e mirë nëse bie në kontakt me bakterin. Kolla e mirë është e rrezikshme edhe tek të moshuarit, por tenton që të jetë më pak e rëndë tek adoleshentët dhe të rriturit.

Çfarë e shkakton kollën e mirë?

Kolla e mirë shkaktohet nga bakteri Bordetella pertusis, por edhe bakteret e tjera mund të shkaktojnë një  sindromë të ngjashme me të. Bakteri hyn në kalimet e ajrit dhe dëmton linjat e kanaleve të ajrit dhe kanalet kryesore të mushkërive. Rrugët e ajrit të inflamuara prodhojnë më shumë mukus që shkakton kollën irrituese. Bakteret kalohen nga një njeri tek tjetri nga mukusi i infektuar gjatë kollitjes.

Cilat janë simptomat e kollës së mirë?

Simptomat e kollës së mirë zhvillohen zakonisht 7-10 ditë pas ekspozimit me bakterin, por mund të shfaqen në çdo kohë pas pak ditësh deri në disa javë. Simptomat e kollës së mirë mund të ndahen në 3 faza. Kolla e mirë zakonisht zgjat deri në 3 muaj.

Faza e parë (rrufa)

Pages: 1 2 3 4