Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Përskuqja

Informacion i përgjithshëm

Përskuqja është irritimi i lëkurës së bebeve në ngjyrë të kuqe. Ajo është një problem shumë i zakonshëm, që shumica e bebeve e kanë gjatë fillimit të jetës së tyre dhe kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni duke u kujdesur për beben tuaj. Kjo e bën beben që të mos ndihet rehat, por nuk është shenjë e ndonjë gjendjeje serioze.

Përskuqja e zakonshme

Përskuqja vjen shpesh nga irritimi i shkaktuar nga urina dhe feçet në kontakt me lëkurën sensitiv-e të bebes. Zona e prekur është e kuqe (por jo e kuqe e thellë) dhe mund të duket me pika apo puçrra. Përskuqja nuk përhapet në pjesët e tjera të lëkurës.

Përskuqje që vjen nga infeksioni kërpudhor (myku)

Lëkura e bebes me lagështirë dhe në ngrohtësi, e mbuluar nga napat është vëndi ideal për rritjen e kërpudhave. Përskuqja që vjen nga kërpudhat tenton që të jetë më e errët sesa përskuqja e thjeshtë. Mund të ketë pika të bardha ose të kuqe përreth lëkurës së prekur. Përskuqja përhapet në pjesë të tjera të lëkurës ose nën lëkurën që nuk është e mbuluar me napë.

Bebja mund të ketë infeksion kërpudhor edhe në gojë, që quhet myk gojor. Goja e bebes është e acaruar dhe në ngjyrë të kuqe dhe mund të ketë pika të bardha në gjuhë ose në pjesë të tjera të gojës. Nëse bebja ushqehet me gji, edhe thimthat e gjirit mund të preken nga myku.

Përskuqja që vjen nga infeksioni bakterial

Ndonjëherë nëse lëkura e bebes irritohet apo dëmtohet nga përskuqja e thjeshtë, ajo mund të fillojë të preket e të infektohet edhe nga bakteret. Lëkura bëhet e kuqe, e nxehtë, ënjtet dhe bebja ka ethe. Pjesë të lëkurës mund të çahen dhe rrjedhin dhe mund të shfaqet edhe një lëng i verdhë. Ky tip përskuqjeje duhet të trajtohet nga mjeku.

Shkaqe të tjeta të përskuqjes

Përskuqja në zonën e napave mund të shkaktohet edhe nga dermatit  disebohorik ose gjendje të tjera të lëkurës. Në këto raste ka edhe përskuqje në vende të tjera të lëkurës së trupit të bebes.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse përskuqja përçohet përtej zonës së napave;
  • Nëse ka flluska me ujë, ënjtje, çarje ose rënie të qimeve;

Pages: 1 2