Roli i pijeve me përmbajtje sheqeri në epidemi-në e obezitetit ka dalë nga të dhënat e më shumë se 33,000 njerëzve në 3 studime të mëdha, – thanë kërkuesit.

Një grup nga Fakulteti i Shëndetit Publik të Harvard-it, zbuloi se konsumimi i pijeve të sheqerosura, siç janë pijet e ngrohta dhe të frutave, mund të plotësojnë rrezikun gjenetik të obezitet-it të një personi.

Kërkuesit mbikqyrën sesa shpesh njerëzit konsumonin pije të sheqerosura dhe i ndanë ato në kategori, në bazë të nivelit të konsumit: më pak se 1 në muaj; 1 deri në 4 në muaj; 2 deri në 6 në javë; dhe 1 ose më shumë në ditë. Ata gjithashtu, llogaritën predispozicionin gjenetik të çdo personi për obezitet, në bazë të variacioneve të 32 faktorëve gjenetikë të njohur, të lidhur me indeksin e masës trupore BMI (Body Mass Index).

Ashtu sikundër pritej, ekzistonte një lidhje ndërmjet marrjes së lartë të pijeve të sheqerosura dhe rritjes së BMI-së, por ky efekt ishte më shumë i vënë në dukje tek ato njerëz, që kishin një rrezik gjenetik të lartë. Në fakt efekti gjenetik mbi rrezikun e obezitetit ishte pothuajse dy herë më i fortë për individët që konsumonin pije të sheqerosuara ditore, krahasuar me ato që konsumonin më pak se një në muaj.

“Implifikimi i studimit tonë është që efektet gjenetike të obezitetit, mund të qëndrojnë të fshehura nga zgjedhjet e pijeve dhe ushqimeve të shëndetshme”, tha Profesor Frank Hu.