Pijet sportive nuk janë të dobishme gjatë aktivitetit fizik

Pohimet se përmbajtjet e pijeve sportive me natrium (kripë) mund të parandalojnë ushtrimet e lidhura me hipernatremi (nivelin e ulët të kripës në gjak – EAH) janë të rreme dhe mund të kenë çuar në raste të shumta të sëmundjeve dhe vdekjeve, pretendojnë ekspert-ët (2010 22 Nëntor, online).

Duke shkruar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, Profesor Timothy Noakes i Institutit Sportiv Shkencor të Afrikës Jugore tha se dëshmitë janë mbledhur që në fillimet e 1990-tës, lidhur me relacionet ndërmjet konsumimit të pijeve sportive dhe EAH-së. Megjithatë, si besonte se një fushatë e organizuar mirë ka patur suksese të mëdha në këto zbulime.

Që nga 1996, udhëzimet nga Kolegji Amerikan i Mjekimeve Sportive rekomandoi pijet e atletëve “sa më shumë të tolerueshme” gjatë ushtrimeve, Profesor Noakes thotë se kanë qenë të paktën 12 vdekje të dokumentuara dhe 1641 raste serioze të EAH-së ose lidhjes me encefalopati (sëmundjen e trurit). “Mbi-konsumimi i pijeve sportive, ashtu sikundër edhe mbi-konsumimi i ujit mund të shkaktojë EAH-në dhe EAHE-në”, tha ai.

“Dy studime, të financuara nga një kompani e cila ka promovuar vazhdimisht konceptin (e rremë) që gëlltitja e natriumit gjatë ushtrimeve mund të parandalojë EAH-në, tani provojnë të kundërtën”, tha ai.