Piketat e zhvillimit të foshnjës tuaj: Të folurit

Të folurit dhe të kuptuarit e fjalës shkojnë krah për krah. Duke dëgjuar të tjerët, fëmija juaj mëson se si tingëllojnë fjalët dhe si t’i vendosë ato së bashku në një fjali.

Duke qenë foshnjë ai ka zbuluar në fillim se si të krijojë tinguj, më pas se si këta tinguj t’i shndërrojë në fjalë të vërteta (“mami” e “babi” mund të shfaqen qysh herët në moshën 4 apo 5 muaj). Në moshën 1 vjeç fëmija fillon të imitojë tingujt përreth. Tashmë vjen një periudhë e një rritje të jashtëzakonshme meqenëse vogëlushi kalon nga të folurit e pak fjalëve të thjeshta në pyetje e madje edhe në tregimin e historive që i ka sajuar vetë.

Kur dhe si zhvillohet kjo aftësi

Këtu jepet një ide e përgjithshme se si mund të prisni që të përparojnë aftësitë verbal-e të vogëlushit tuaj. Mbani parasysh që çdo fëmijë është i ndryshëm. Fëmijët e kapin gjuhën me faza dhe ata mund t’i kalojnë këto faza në kohë të ndryshme. Mundet që fëmija juaj të shmanget disi nga këto drejtime të përgjithshme. Në qoftë se rritet në një mjedis dygjuhësh, numri i fjalëve që ai mund të shqiptojë mund të ndahet midis të dy gjuhëve që po mëson.

12 deri 18 muaj

Në ditëlindjen e tij të parë fëmija juaj ndoshta do të fillojë të përdorë një apo dy fjalë me kuptim. Gjatë muajve të mëvonshëm ai do të përpiqet të kopjojë fjalë të tjera dhe ju mund ta dëgjoni atë të belbëzojë sikur po bisedon me të vërtetë. Madje ai edhe do të praktikojë tingujt e fjalëve duke e ngritur tonin kur pyet. P.sh. ai mund të thotë “Up-py?” kur kërkon që ta mbani në krahë.

Regjistrojini momentet e rëndësishme në zhvillimin e mahnitshëm të vogëlushit tuaj

Vogëlushi juaj po mëson fuqinë e fjalës si mjet për të komunikuar nevojat e tij. Deri sa të mësojë më shumë fjalë që të transmetojë idetë dhe dëshirat ai ndoshta do të kombinojë fjalët me gjestet për të treguar se çfarë dëshiron. Ai do të shtrijë krahët drejt lodrës së tij të preferuar dhe ndoshta do të thotë “bum”. Mund të vendosë gishtat në buzë kur kërkon ushqim ose të godasë tryezën kur është i zhgënjyer.

Pages: 1 2 3 4 5