Piketat e zhvillimit të foshnjës tuaj: Rrokullisja

Rrokullisja

Pasi foshnja juaj fiton kontrollin mbi kokën e vet dhe pothuaj në të njëjtën kohë kur mësohet të qëndrojë ulur, ajo do të mësohet edhe të rrokulliset. Do të mësojë të kthehet nga shtrirë në shpinë, në shtrirë mbi bark dhe anasjelltas dhe do ta përdorë këtë aftësi të re të tij për të lëvizur nëpër shtëpi. Stimul-i për këtë është një lodër larg tij, apo edhe juve vetë.

Kur krijohet kjo aftësi?

Foshnja juaj mund të jetë në gjendje të kthehet nga pozicioni barkas në shpinë, qysh në moshën 4 muajsh. Do t’i duhet edhe një apo dy muaj që të rrotullohet nga pozicioni në shpinë në atë barkas, sepse ka nevojë për muskuj më të fortë të qafës dhe të krahëve për ta realizuar këtë manovër.

Si krijohet?

Rreth moshës tre muajsh kur foshnja vihet mbi bark do të fillojë të ngrejë kokën dhe shpatullat duke përdorur krahët për t’u mbështetur. Kjo mini ulje-ngritje e ndihmon atë që të forcojë muskujt që do të përdorë për t’u rrokullisur. Foshnja do t’ju çudisë ju dhe veten herën e parë që rrokulliset.

Në moshën 5 muajsh foshnja juaj ndoshta do të jetë në gjendje të ngrejë kokën e tij, të ngrihet mbi krahë dhe të harkojë shpinën për të ngritur gjoksin nga toka. Madje ai mund të mbështetet mbi barkun e tij, të shkelmojë me këmbë dhe të “notojë” me krahë. Të gjithë këto ushtrime e ndihmojnë që të zhvillojë muskujt që i nevojiten për t’u rrokullisur në të dy drejtimet, ndoshta rreth moshës 6 muajsh.

Ndërsa disa foshnja e kanë rrokullisjen si mënyrën e tyre parësore të transportit mbi dysheme, të tjerë e kapërcejnë këtë fazë dhe zhvendosen duke qenë ulur, duke u zgjatur dhe duke u zvarritur.

Për sa kohë foshnja juaj vazhdon të fitojë aftësi të reja dhe të tregojë interes për të ardhur vërdallë dhe për të eksploruar mjedisin e vet, mos u shqetësoni.

Po më pas?

Pages: 1 2