Pilulat e gjumit rrisin rrezikun e vdekjes

Më shumë të dhëna kanë dalë duke treguar se pilulat e gjumit me recetë, siç janë temazepam ose zolpidem rrisin rrezikun e vdekjes. Kjo ka bërë që kërkuesit të shtrojnë pyetjen nëse përdorimi afatshkurtër është “mjaftueshëm i sigurt”.

Edhe përdoruesit me konsumin më të ulët të pilulës së gjumit në studimin e kryer në USA ( me më pak se 18 doza në vit), akoma e kanë 3.6 rrezikshmërinë e vdekjes, zbuluan kërkuesit.

Rreziku i shtuar mund të vijë nga zhvlerësimi motorik i aftësive njohëse, duke rezultuar në më shumë përplasje të automjeteve motorike dhe të rënieve, thanë autorët.

Në studim, kërkuesit gjurmuan më shumë se 10,500 përdorues të pilulave të gjumit mbi një mesatare prej 2,5 vite, dhe krahasuan në atë grup numrin e vdekjeve prej çfarëdo shkaku, me grupin prej 23,600 që nuk përdornin pilula gjumi.

Njerëzit që përdornin pilula të gjumit kishin një rrezik katër herë më të lartë nga vdekja në përgjithësi, por kërkuesit vunë gjithashtu re një marrëdhënie dozë-përgjigje.

“. . . ato që merrnin më shumë doza (më shumë se 132 në vit) kishin 5 herë më shumë mundësi për të vdekur sesa ato që nuk merrnin pilula të gjumit, duke treguar se niveli i rrezikut rritej me rritjen e dozës”, thanë autorët.

Ilaçet, të njohura nga mjeku si “hipnotik”, mundet gjithashtu që të rrisin problemet e lidhura me apne-an e gjumit, siç janë presioni i lartë i gjaku-t, dështimi i zemrës dhe çrregullimet e të ngrënit, që çojnë në një dietë të dobët dhe në obezitet, thanë ata.

Njerëzit që marrin sasinë më të madhe të dozave, ishin gjithashtu nën rrezikun e lartë të të zhvilluarit të llojeve të ndryshme të kancer-it dhe kishin 35% më shumë mundësi për të zhvilluar çfarëdo lloj kanceri.

Përdoruesit e pilulave të gjumit kishin më shumë mundësi që të ishin me një shëndet më të dobët sesa jopërdoruesit, “pjesa më e madhe e rrezikut lidhej me përdorimin e ilaçeve të hipnozës”.

Pages: 1 2