pirja-gjate-shtat

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë (e cila vlerësohet rreth 15%), duhet të shihet si një tregues për rritje të rrezikut të goditjes së zemrës të pasardhësit, thonë ekspert-ët.

Një studim i cili përfshiu 400 fëmijë të shëndetshëm në moshën 8 vjeç, tregoi se ata ishin të ekspozuar ndaj pirjes së duhanit pasi nëna kishte qenë duhanpirëse në shtatzëninë e saj, ato kishin nivele më të ulëta të kolesterol-it HDL (të ashtuquajtur kolesterol i “mirë”) në krahasim me fëmijët e tjerë të lindur nga jopërdoruesit e duhanit. Kolesteroli HDL (densitet i lartë i lipoproteinë-s) mbron nga sëmundje të zemrës dhe goditjet në tru.

Niveli mesatar i kolesterolit HDL tek fëmijët, nëna e të cilëve ka konsumuar duhan gjatë shtatzënisë është 1.32 mmol/L, krahasuar me 1.5 mmol/l në ato nëna të cilat nuk kanë konsumuar duhan në shtatzëni.

Marrdhënia e konsumimit të duhanit gjatë shtatzënisë dhe niveli i reduktuar i HDL mbetet i rëndësishëm, sidomos duke marrë parasysh pirjen pasive të duhanit pas lindjes, kohëzgjatjen e ushqimit me gji, përmbajtjen e yndyrës në trup dhe faktorë të tjerë që ndikojnë rreziqet kardiovaskulare (rreziku i zemrës dhe goditje në tru).

Autori kryesor dhe studiuesi Profesor David Celermajer, nga Universiteti i Sidneit dhe Spitali Royal Prince Alfred, tha se ndërsa mekanizmat mbeten të panjohura, është e mundur që një defiçit ndoshta i përjetshëm i HDL mund të jetë një nga efektet e pashëndetshme që duhani gjatë shtatzënisë mund të lërë “gjurmë” te një fëmijë.

“Kjo mund të shkaktojë më vonë tek ata infarkt ose goditje në tru. Kjo gjurmë mund  të zgjasë për të paktën 8 vjet dhe ndoshta shumë më gjatë”, tha ai për Gazetën Evropiane të Zemrës (2011, online 21 qershor).

Pages: 1 2