Pirja e duhanit në shtatzëninë e hershme

Është vërtetuar se pirja e duhanit në shtatzëninë e hershme dyfishon rrezikun që fëmijët të bëhen agresivë në moshën 5 vjeçare.

Një studim i më shumë se 5000 fëmijëve ka treguar në mënyrë të qartë se nënat e të cilëve kanë pirë duhan në 3 muajt e parë të shtatzënisë së tyre, kishin më shumë shanse të kishin probleme me sjelljen. Fëmijët e nënave që e kishin lënë duhanin kur filluan shtatzëninë kishin të njëjtin rrezik si ata nënat e të cilëve nuk kishin pirë duhan.

Edhe pse ende janë të paqarta lidhjet midis sjelljes agresive dhe pirjes së duhanit nga ana e nënave, mendohet se përmbajtja e duhanit mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijës së palindur.