Pleuriti: Çfarë duhet të dini

Pleurit-i është një sëmundje mushkërish. Kjo sëmundje ndodh kur pleura ka inflamacion ((pleura është një membranë e hollë 2 shtresore që mbulon mushkëritë dhe gjithashtu vijëzon pjesën e brendshme të murit të kraharorit). Dy shtresat lubrifikohen nga një shtresë e hollë fluid-i ndërmjet tyre. Kjo i ndihmon ato të rrëshqasin me njëra-tjetrën kur ju nxirrni dhe merrni frymë.

Akute apo kronike?

Pleuriti mund të jetë ose akut, që do të thotë  se vjen papritmas, shkakton simptoma dhe pastaj ikën sërish, ose mund të jetë kronik që do të thotë se simptomat janë të vazhdueshme ose përsëriten kohë pas kohe.

I lagësht apo i thatë?

Pleuriti mund të përshkruhet si i lagësht (gjendje në të cilën shuma të mëdha lëngjesh grumbullohen në hapësirën ndërmjet 2 shtesave pleurale). Si i thatë pleuriti ndodh atëherë kur inflamacioni nuk ka formuar lëngje. Nganjëherë, pas uljes së inflamacionit, në pleura mund të formohen shtresa indesh fribroze të cilat i bëjnë 2 shtresat të ngjiten me njëra-tjetrën. Kjo e vështirëson zgjerimin e indit nën mushkëri kur mushkëritë mbushen me ajër.

Çfarë shkakton pleurit?

Pleuriti mund të shkaktohet nga një gamë e gjerë kushtesh, ku përshihen:

  • Pneumonia virale ose bakteriale;
  • Mpiksje gjaku në mushkëri (embolia pulmonare);
  • Reaksione alergji-ke nga disa mjekime të caktuara;
  • Tumori;
  • Irritues të tillë si asbesti;
  • Dëmtime në mushkëri, p.sh. nga një nga brinjët e thyera; dhe
  • Sëmundje të indeve lidhëse, si p.sh. lupus eritematoz.

Pleuriti zakonisht kalsifikohet në 2 lloje: parësor dhe dytësor. Pleuriti parësor është një inflamacion që fillon në vetë indin pleural, shpesh kjo fillon nga një infeksion ose pas një dëmtimi, siç mund të jetë një brinjë e thyer. Pleuriti dytësor nënkupton rezultatet e pleuritit nga një mushkëri tjetër ose nga një sëmundje kraharori siç është pneumonia, ose edhe një tumor. Simptomat e pleuriteve parësorë dhë dytësorë mund të jenë ekzaktësisht të njëjta.

Cilat janë simptomat e pleuritit?

Pages: 1 2