Pneumokoku

Një nga bakteret më të rrezikshme në botë është pneumokoku (Streptococcus pneumoniae). Ky mikrob është përgjegjës për shumë vdekje, veçanërisht tek më të rinjtë dhe më të moshuarit. Mes të gjitha llojeve të infeksioneve ai shkakton pneumoni, meningjit dhe infeksione të veshit të mesëm.
Vaksinimi nga pneumokoku tani mund t’i mbrojë njerëzit nga shumë prej këtyre infeksioneve. Vaksinimi është i disponueshëm dhe falas për të gjithë fëmijët si pjesë e programit të tyre të imunizim-it.
Vaksinimi për t’u mbrojtur nga pneumokoku gjithashtu rekomandohet për të gjithë ata që janë të këshilluar të bëjnë një vaksinim vjetor–personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike ose imunitet të ulët dhe të tjerët të cilët janë të këshilluar nga mjekët që të marrin vaksinë-n.
Mjeku juaj mund të flasë me ju rreth rrezikut që ky infeksion sjell për ju dhe fëmijën tuaj, prandaj flisni me të për rendin e vaksinimit që ju dhe fëmija juaj mund të keni nevojë.