Pozicioni i rikthimit përdoret për rastet kur dikush është pa ndjenja por merr frymë, ose për një person pa ndjenja që ka substanca të huaja në rrugët e frymëmarrjes, ose për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga uji pas një mbytjeje.

Është e rëndësishme që të thërrisni për ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur kur dikush është pa ndjenja. Nëse dikush tjetër është i disponueshëm kërkojini që të telefonojë për të thirrur ambulancën. Nëse jeni vetëm me viktimën, vendoseni atë në pozicionin e rikthimit në normalitet përpara se t’i telefononi ambulancës.

Ky pozicion i përshkruar më poshtë është për fëmijët mbi moshën një vjeç dhe të rriturit. Fëmijët duhen kthyer me fytyrë poshtë duke i mbështetur në parakrahun tuaj dhe duke iu mbajtur kokën me dorë.

  • Gjunjëzohuni përpara personit;
  • Vendosni krahun e tyre, atë që është më larg jush, në kënd të drejtë me trupin e tyre;
  • Vendosni krahun e viktimës që keni më afër përmes kraharorit;
  • Përthyeni këmbën e viktimës që keni më afër, këmbën tjetër lëreni drejt;
  • Ndërsa i mbani kokën edhe qafën, rrotullojeni personin;
  • Kur janë në një anë, mbajeni këmbën e viktimës të përthyer tek gjuri, duke prekur kështu tokën me gjurin e përthyer.

rikthim

Pastaj lëvizeni kokën avash pas dhe para në mënyrë që çdo gjë që mund të jetë brenda (si p.sh. të vjellat) të dalë jashtë dhe pastrojini rrugët e frymëmarrjes me gishta.