Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Prerjet dhe gërvishtjet

Informacion i përgjithshëm

Pjesa më e madhe e prerjeve dhe gërvishtjeve mund të trajtohen në mënyrë të thjeshtë. Dëmtimet e lëkurës dhe lëndimet mund të ndodhin gjithashtu edhe nga fërkimet.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse keni shumë gjakderdhje;
  • Nëse prerja ose dëmtimi është shumë i gjerë, i thellë ose i pistë;
  • Nëse keni ndonjë gjë të thellë në prerje e që nuk mund të hiqet lehtësisht;
  • Nëse zona e dëmtuar është shumë e dhimbshme ose e ngrohtë;
  • Nëse zona e dëmtuar është shumë e skuqur ose ka qelb;
  • Nëse personi ka ethe ose simptoma të gripit;
  • Nëse personi ka gjakderdhje;
  • Nëse personi ka alergji ndaj produkteve të kujdesit të plagëve, siç është jodi;
  • Nëse  personi nuk ka bërë vaksinë-n e tetanozit (tetanus);
  • Nëse personi është i moshuar ose shumë i ri;
  • Nëse personi ka diabet dhe lëndimi është në këmbët e tyre.

Llojet e trajtimit

  • Kontrolloni plagën për shenjat të infeksionit, siç është skuqja, përhapja e plagës ose qelbi;
  •  Sigurohu që prerja të jetë e pastër përpara aplikimit të ilaçeve;
  • Mos vendosni ilaçe irrituese në plagë; përdorni vetëm pastrues të thjeshtë;
  • Shmangni antiseptikë-t në plagët e gjëra e të hapura pasi ato mund të absorbohen në trup nëpërmjet lëkurës së çarë;
  • Holloni antiseptikët, pasi përqendrimi i lartë mund të dëmtojë indet e lëkurës dhe të vonojnë shërimin e plagës (shihni instruksionet e prodhuesit);
  • Bëni kujdes kur përdorni krem antiseptik; është mirë të mos i përdorni ato nën veshje pasi lëkura mund të bëhet shumë e lagësht dhe kjo mund të vonojë tharje dhe mundet gjithashtu që të krijojë një ambient në të cilën mund të rriten baktere të caktuara.