presioni-i-ulet-i-gjakut

Presioni i ulët i gjakut (hipotension), zakonisht i referohet leximit të presionit të gjakut, në një mesatare nën 100/60 mmHg. Megjithatë, shpesh është i papërfillshëm, derisa të shkaktojë simptoma.

Sa ulët është shumë ulët?

Është më mirë që të keni presion të ulët të gjakut, sesa presion të lartë të gjakut. Megjithatë, presioni jashtëzakonisht i ulët i gjakut mund të shoqërohet me marrje mendsh. Shumë raste mund të përmirësohen pa ndonjë trajtim. Megjithatë, në qoftë se vazhdojnë që të ndodhin, shkaku themelor duhet të hetohet nga një mjek.

Faktorët që ndikojnë në presionin e gjakut

Presioni i gjakut përcaktohet nëpërmjet 3 faktorëve kryesorë, të cilët janë:

  • Shkalla në të cilën gjaku pompohet nga zemra;
  • Vëllimi i gjakut në enët e gjakut; dhe
  • Kapaciteti i enëve të gjakut.

Çfarë e shkakton presionin e ulët të gjakut?

Presioni tepër i ulët i gjakut, mund të rezultojë nga një sërë shkaqesh të ndryshme. Kjo mund të jetë, për shkak të: prodhimit të reduktuar kardiak që rezulton nga një e metë e valvul-ës së zemrës, ritmet abnormale të zemrës, embolia pulmonare, dobësim i muskulit të zemrës pas një sulmi në zemër (infarkt i miokardit) dhe dobësi e përgjithshme e muskulit të zemrës.

Ai gjithashtu mund të rezultojë, nga vëllimi i zvogëluar i gjakut (nëpërmjet dehidratimit apo humbjes masive të gjakut), bymimi i tepruar i enëve të gjakut (si përgjigje ndaj një shoku septik, një reaksion alergji-k i rëndë), ekspozimi ndaj ngrohjes, kushteve të sistemit nervor ose medikamenteve të caktuara. Gratë shtatzëna gjithashtu kanë shpesh presion të ulët të gjakut.

Sëmundje të caktuara që janë të lidhura me presionin e ulët të gjakut

Presioni i ulët i gjakut, mund të shoqërohet me një numër shkaqesh  të ndryshme, të tilla si:

  • Mungesa e hormoneve steroidale, siç mund të ndodhë tek sëmundja Addison; dhe
  • Sëmundja Parkinson.

Sëmundja Addison gjithashtu mund të jetë e lidhur me presionin e ulët të gjakut, si rezultat i diarre-së së tepërt, urinim-it ose djersitjes. Diabet-i i patrajtuar mund të shkaktojë hipotensionin si rezultat i dëmtimit të nervave.

Pages: 1 2