Probleme të fjetjes gjatë shtatzënisë

Si të gjendet pozicioni i duhur për të fjetur, të menaxhohet zgjimi natën (dhe nevoja juaj konstant-e për të urinuar) dhe të fitohet një e fjetur e mirë gjatë shtatzënisë?

Sigurisht që juve e prisnit privimin nga gjumi të vinte së bashku me foshnjën, por shanset janë që ju nuk i prisnit më parë. Por tashmë ju e dini: është pothuaj po aq e vështirë të bëni një gjumë të mirë natën gjatë shtatzënisë sa edhe kur bëheni prind. Dhe ndoshta është më e vështirë sepse mungon një aromë e mirë, një fëmijë që gugat në krahët tuaj, që do t’i justifikonte sytë e fryrë dhe rrathë e zinj të tyre.

Probleme me fjetjen gjatë tremujorit të parë

Problemet me fjetjen gjatë shtatzënisë fillojnë në tremujorin e parë, atëherë kur udhëtimet e shpeshta në banjë gjatë natës, i ndërpresin ëndrrat tuaja të ëmbla. Më pas vazhdojnë të tjera gjëra që ua ndërpresin gjumin menjëherë pasi bashkëshorti juaj fillon të gërhasë: urth, uri, ankth, ngërçe të këmbëve, siklete, sindroma e këmbës që s’pushon.

Probleme me fjetjen gjatë tremujorit të tretë

Dhe në tremujorin e tretë, pikërisht atëherë kur kini nevojë më shumë për gjumë, dremitja bëhet më e pakuptueshme. Duke i shtuar kësaj frikën nga dëmtimet ju nuk mundeni madje as edhe të rrotulloheni e ngriheni pa u ndihmuar. Gjithashtu do të keni një mysafir të përsëritur gjatë natës, shpeshtësinë e urinim-it. Meqenëse uterus (mitra) juaj e shtyp fshikëzën e urinës, mbajtja e urinës në të gjatë gjithë natës bëhet një mision i pamundur. Dhe si për t’i keqësuar gjërat edhe më tej, veshkat tuaja që duhet të filtrojnë 50% më shumë gjak se sa zakonisht, çlirojnë më shumë urinë se sa ndonjëherë më parë (në qoftë se nuk e dini, ju edhe për të urinuar, urinoni sa për dy).

Gjetja e pozicionit të duhur të fjetjes

Pages: 1 2 3