Problemet e dëgjimit tek fëmijët

Dëgjimi i dobët është një problem i madh për fëmijët. Ai prek aftësinë e tyre për të mësuar për të folur, lexuar dhe edukuar.

Rreth një në çdo 1000 fëmijë ka lindur me një problem të rëndësishëm të të dëgjuarit. Rreth një në 500 fëmijë zhvillon një problem të tillë që në fëmijëri.

Ekzistojnë shkallë të ndryshme të humbjes së dëgjimit, të referuara si të buta, të moderuara, të rënda dhe të thella.

Shkaktarët e humbjes së dëgjimit tek fëmijët

Ekzistojnë shumë arsye se përse një fëmijë mund të lindë me problemet e të dëgjuarit. Nëse nëna merr infeksione të caktuara të tilla si rubeolë (fruthi gjerman) në fillimin e shtatzënisë, dëgjimi i fëmijës mund të dëmtohet. Disa ilaçe mund të sjellin po të njëjtin efekt.

Ndonjëherë shurdhimi është i trashëguar. Mungesa e oksigjenit në lindje dhe lindja para kohe mund të ndikojë edhe tek dëgjimi.

Kur probleme serioze të humbjes së dëgjimit ndodhin pas lindjes, kjo zakonisht vjen për shkak të infeksioneve, ilaçeve apo lëndimeve.

Trajtimi i humbjes së dëgjimit tek fëmijët

Trajtimet moderne nënkuptojnë që tani është e mundur për të ndihmuar shumë fëmijë me problemet e dëgjimit, duke përmirësuar jetën e tyre në mënyrë dramatike.

Prespektiva për këto fëmijë varet sesa shpejt fillon trajtimi. Kjo mund të bëhet përpara moshës 2 vjeçare dhe mundësisht para se fëmija të mbushë 1 vjeç.

Dëgjimi normal dhe testimi

Edhe pse shumica e prindërve të fëmijëve të prekur do të dyshojnë se ka një problem që në moshë të re, ata mund të vonojnë në kërkimin e këshillave. Ky udhëzues për zhvillimin normal të dëgjimit mund të ndihmojë.

  • 0-4 muajsh — fëmija është tronditur nga dëgjimi i zërave të lartë.
  • 4-6 muajsh — fëmija shkon drejt tingujve.
  • 6-9 muajsh — fëmija kthen kokën nga tingujt dhe përgjigjet ndaj emrit të tij.
  • 9-12 muajsh — fëmija kopjon tingujt e thjeshtë si “mama”, “dada” dhe kështu me rradhë.
  • 12-18 muajsh — fëmija thotë fjalë të thjeshta dhe ndjek instruksione elementare.

Pages: 1 2