Problemet e dëgjimit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të problemeve të dëgjimit. P.sh. dhimbja e veshit mund të jetë e shkaktuar nga infeksione të nofullës, bajameve ose sinus-eve (sinusit). Infeksionet kronike të veshit mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit që mund të ndikojnë më pas tek të mësuarit dhe tek mënyra e jetesës. Gjithashtu, edhe ekspozimi ndaj zhurmave të forta mund të dëmtojë dëgjimin. Ashtu sikundër infeksionet, edhe dermatit-i në vesh mund të ndodhë si rezultat i reaksioneve ndaj ilaçeve, vënies së bizhuterive ose përdorimit të kozmetikë-s.

Problemet e zakonshme të dëgjimit

  • Otit media (Infeksion i veshit të mesëm) – Otit media është një inflamacion i veshit të mesëm. Ai është një infeksion i shkaktuar nga bakteri apo virusi. Otit media zakonisht fillon nga një e ftohur e zakonshme.
  • Ngjitësit e veshit - Ngjitësi i veshit është një sëmundje kronike e otit media që kryesisht prek fëmijët. Ky është një problem i ndërlikuar që ngjitet në veshin e mesëm, pas daulles së veshit.
  • Dylli i veshit - Dylli i veshit mund të jetë një problem për disa njerëz. Dylli mund të thahet, duke krijuar një mburojë që bllokon dëgjimin. Ai mund të jetë e nevojshme që të hiqet me pastruesit e veshit ose nëpërmjet shiringave të veshit nga doktori ose infermierja. Dylli i tepruar shkakton shkarkime ose dhimbje dhe mund të sjellë dëmtim të përkohshëm të dëgjimit.

Parandalimi i problemeve të dëgjimit

Vetëmenaxhimi i problemeve të veshit, veçanërisht i dhimbjeve të veshit dhe shkarkimeve nuk është e rekomandueshme. Megjithatë, këshillat e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e problemeve të veshit:

  • Mos përdorni pastrues për veshin, pasi ndonjëherë ato mund të shkojnë me thellë seç duhet.
  • Nëse shkoni për të notuar, duhet të përdorni tapat e veshëve.
  • Nëse punoni në ambjente të zhurmshme, vendosni mbrojtësit e veshëve.
  • Kur teshtini, mos e mbyllni hundën.

Pages: 1 2