Beninj është antonimi i fjalës malinj, d.m.th. jo kanceroz; prostata i referohet gjëndrave të prostatës tek meshkujt; hipertrofi nënkupton një rritje abnormale në numrin e qelizave në një pjesë të trupit, që shkakton një mbirritje të asaj pjese të trupit. Kështu që HBP, ashtu sikundër njihet ndonjëherë, është një mbirritje jo kancer-oze e qelizave të prostatës.

Për shkak se prostata rrethon uretrën (uretra mashkullore), nëse ajo zmadhohet dhe shtyp uretrën, ju mund të keni probleme të urinim-it. Prostata e një mashkulli zmadhohet në mesin e moshës së mesme. Ajo zmadhohet pakëz në të gjithë meshkujt mbi moshën 45 deri në 50 vjeçare.

Si e kam marrë HBP-në?

Asnjë nuk e di se përse ka ndodhur. Ajo mund të jetë e lidhur me ndryshimet hormonale me rritjen e moshës. Disa ilaçe, si ato që përdoren për të trajtuar sëmundjet e zemrës, sëmundjen e Parkinsonit (sëmundja Parkinson), diuretikë-t, antihistaminikë-t dhe disa ilaçe të kollës dhe të së ftohurës, por dhe alkool-i e duhani mund ta përkeqësojnë problemin.

Si është diagnostikuar HBP-ja?

Doktori do t’ju pyesë rreth simptomave dhe se çfarë ilaçesh përdorni, nëse jeni duke marrë. Ju më pas do të bëni një ekzaminim digital rektal (DRE). Ju mund të dërgoheni tek një specialist për testet e mëtejshme që përfshijnë matjen e urinimit, rrezet X ose ultratingull-in dhe disa teste laboratorike. Një test gjaku për antigjen-in specifik të prostatës PSA (Prostate Antigen Specific) gjithashtu mund të bëhet dhe urina juaj do të kontrollohet për infeksion.

Çfarë do të ndjej unë?

Është e rrallë për meshkujt nën 50 e 55 vjeç që të kenë ndonjë problem edhe nëse ata kanë zgjerim të prostatës. Shenja e parë e ankth-it është zakonisht një vështirësi në urinim. Ju mund të keni probleme të zbrazjes së fshikëzës tuaj krejtësisht dhe për këtë arsye duhet të shkoni më shpesh në tualet, kjo shkakton prishjen e gjumit tuaj. Ju mund të keni një nevojë të fortë për të urinuar. Herë pas here, ju mund të keni gjak në urinë. Ju mund të merrni një infeksion në fshikëz, sepse urina juaj papritmas mund të bllokohet krejtësisht.

Pages: 1 2 3