Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Problemet e veshit

Informacion i përgjithshëm

Problemet e zakonshme të veshit janë otit media (infeksioni i veshit të mesëm) dhe ngjitësit e veshit (të cilët më shpesh prekin fëmijët), dyllin e veshit dhe problemet e veshit nga të notuarit. Është e rëndësishme që problemet e veshit të kontrollohen nga një profesionist shëndeti për të parandaluar dëmtimin e dëgjimit dhe komplikimet.

Otit media (Infeksioni i veshit të mesëm)

Otit media është një inflamacion i veshit të mesëm. Ai është një infeksion i shkaktuar nga bakteret apo viruset. Otit media zakonisht fillon nga një e ftohur e zakonshme.

Ai është një problem i zakonshëm tek fëmijët dhe shumë fëmijë do të kenë disa periudha të shkurtra të otit media para se të arrijnë moshën shtatë vjeçare.

Otit media shkakton dhimbje dhe ndonjëherë ethe. Mund të ekzistojë një shkarkim nga veshi. Shenjat përfshijnë të qara dhe nervozizëm. Antibiotikët mund të jenë të nevojshëm, edhe pse jo gjithmonë. Kjo varet nga mosha e fëmijës, nëse ka ethe dhe nga kohëzgjatja e problemit.

Ngjitësi i veshit

Ngjitësi i veshit është një sëmundje kronike e otit media që kryesisht prek fëmijët. Ky është një problem i ndërlikuar që ngjitet në veshin e mesëm, pas daulles së veshit.

Kjo shkakton dëmtim të dëgjimit, e cila mund të vonojë zhvillimin e të folurit dhe socializimin, si dhe vështirëson të mësuarit. Zakonisht nuk ka asnjë shenjë të infeksionit (siç është me otit media). Shpesh problemi do të qartësohet vetë, por është e rëndësishme që veshi të jetë i kontrolluar nga një mjek për të parë nëse trajtimi është i nevojshëm, sidomos nëse ekzistojnë probleme të të folurit apo vështirësi dëgjimi.

Dylli i veshit

Dylli i veshit mund të jetë një problem për disa njerëz. Dylli mund të thahet, duke krijuar një mburojë që bllokon dëgjimin. Ai mund të jetë e nevojshme për t’u hequr me pastruesit e veshit ose me shiringat e veshit nga doktori ose infermierja. Dylli i tepruar shkakton shkarkime ose dhimbje dhe mund të çojë në dëmtim të përkohshëm të dëgjimit.

Problemet e veshit ndaj të notuarit

Pages: 1 2 3