Problemet e veshëve: Trajtimi

Heqja e dyllit të veshit

Zbutësit e dyllit të veshit (cerumen), të tillë si Cerumol dhe Waxsol, mund të ndihmojnë në heqjen ose zbutjen e tij. Megjithatë, përdorimi i tejzgjatur i këtyre ilaçeve, mund të sjellë mbindjeshmëri dhe acarim. Nëse gjatë përdorimit të këtyre ilaçeve keni dhimbje konsultojuni me mjekun.

Veshi i notarit

Veshi i notarit është dëmtimi i vazhdueshëm i veshit të jashtëm dhe infektimi i tij.

Otit media (infeksioni i veshit të mesëm)

Auralgan Otic është një ilaç, që gjendet në farmaci dhe që ndihmon në lirimin e simptomave të otit media. Paracetamoli, gjithashtu mund të merret për të ndihmuar për dhimbjen dhe do të ndihmojë për simptomat, në momentin që fëmija ka qenë tek mjeku. Mjeku ndonjëherë për otit media mund të japë një antibiotik, por kjo nuk duhet ndjekur si rutinë.