Problemet seksuale të femrave

Mosfunksionimi seksual është i zakonshëm.

Një problem seksual, ose mosfunksionimi seksual, i referohet një problemi gjatë çdo faze të ciklit të përgjigjes seksuale, që pengon individin ose çiftin, të përjetojë kënaqësi nga marrëdhëniet seksuale.

Cikli i përgjigjes seksuale ka 4 faza:

  • Eksitimin;
  • Pllajën (pra periudhën ku nuk ka shumë ndryshime në aktivitetin seksual);
  • Orgazmë-n;
  • Rezolucionin.

Ndërkohë që kërkimet tregojnë se mosfunksionimi seksual është i zakonshëm (43% e femrave dhe 31% e meshkujve raportojnë një shkallë të caktuar vështirësie), kjo është një çështje që shumë njerëz nuk janë të gatshëm ta diskutojnë.

Për fat të mirë, shumica e rasteve të mosfunksionimit seksual janë të shërueshme, kështu që është e rëndësishme t’i ndani shqetësimet tuaja me partnerin dhe mjekun.

Çfarë i shkakton problemet seksuale femërore?

Mosfunksionimi seksual mund të jetë rezultat i një problemi fizik ose psikologjik. Shkaqet e këtij mosfunksionimi janë:

  • Shkaqet fizike: Shumë gjendje fizike dhe/ose mjekësore mund të shkaktojnë probleme seksuale. Këto kushte përfshijnë diabet, sëmundje te zemrës, sëmundje neurologji-ke, pabarazi hormonale, menopauzë, sëmundje kronike të tilla si sëmundjet e veshkave ose dështimin mëlçisë, alkoolizëm dhe abuzim me drogë. Përveç kësaj, efektet anësore të barnave të caktuara, duke përfshirë disa lloje të barnave anti-depresive, mund të ndikojnë në rënien e dëshirës dhe funksionin seksual.
  • Shkaqet psikologjike: Këto përfshijnë stresin dhe ankth-in që lidhen me punën, shqetësimin për performancën seksuale, probleme martesore apo në marrëdhënie, depresion-in, ndjenjat e fajit dhe efektet e një traume të kaluar seksuale.

Kush preket zakonisht nga problemet seksuale?

Të dy, si burrat dhe gratë, preken nga problemet seksuale. Problemet seksuale ndodhin tek të rriturit e të gjitha moshave. Mes atyre që preken rëndom janë të moshuarit, problemet e të cilëve mund të lidhen me një rënie të shëndetit, që vjen nga moshimi.

Si mund të ndikojnë problemet seksuale tek gratë?

Problemet më të zakonshme që lidhen me mosfunksionimin seksual tek gratë përfshijnë:

Pages: 1 2 3 4 5 6