Përdorimet

Të gjitha format e parkinsonizmit (sëmundja Parkinson); si mjet ndihmës gjatë mjekimit me levodopa; tek çrregullimet ekstrapiramidal-e të shkaktuara gjatë medikimit me barna që veprojnë në sistemin nervor qendror.

Kundërpërdorimet

Pacientët me mbindjeshmëri në bar, retencë e patrajtueshme e urinës, glaukoma këndngushtë, obstruksion intestinal.

Efektet anësore

Marrje mendsh, tharje e gojës, turbullim i të parit, konstipacion, aritmi kardiake, retension i urinës,  tension intraokular i rritur, ekzantemë, halucinacion, parotit supurativ (në raste të rralla), ileusi paralitik.

Dozimi

Fillohet me 2.5 mg nga 3 herë në ditë oral-isht, duke rritur dozën gradualisht nëse është e nevojshme; maksimalisht 30 mg në ditë (60 mg në ditë në raste të jashtëzakonshme). Tek të moshuarit preferohet dozim më i ulët.

Tek distoni akute jepen 5-10 mg me injeksion intramuskular duke përsëritur dozën nëse është e nevojshme mbas 20 minutave; doza maksimale është 20 mg në ditë. Injeksioni intravenoz prej 5 mg është rëndom i efektshëm brenda 5 minutave; ndonjë pacienti mund t’i duhen 10 mg ose më shumë dhe mund të kërkojë deri në 30 minuta për të arritur lehtësim; tek të moshuarit preferohet dozim më i ulët.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 5 mg.

Shurup: 2.5 mg/5mL, 5 mg/5mL.

Injeksion: 5 mg/mL.