Programet e trajnimeve për meshkujt e rinj vendosin në rrezik femrat atlete

Programet e trajnimeve të bazuara në kërkimet tek meshkujt e rinj mund të kontribuojnë në një numër të madh lëndimesh tek atletet femra, paralajmëron një ekspert kanadez (Sporti Kanadez për jetën, 2010).

Ndërmjet një sërë sportesh, atletet femra kanë një rrezik 2 deri në 6 herë më të lartë për lëndimet muskularo-skeletale dhe gjendje të tjera mjekësore, tha Dr. Vicki Harber (PhD) nga Universiteti Alberta në Kanada.

Lëndimet më të shpeshta të pësuara nga atletet femra përfshijnë lëndimet e ligament-eve, të nyjeve patela-femorale dhe të shpatullave. Kushtet në të cilat ato u përfshinë ishin çrregullimet e të ngrënit, çrregullimet e ciklit menstrual (periudha të parregullta) dhe dëmtimi i shëndetit të kockave minerale, zbuloi Dr.Harber pas rishikimit të një literature.

“Rezultatet e këtyre studimeve kanë qenë aplikuar direkt për atletet femra, pavarësisht nga mosha”.