Pyetje që i duhen bërë mjekut për kirurgjinë e kancerit

Para se të bëhet një ndërhyrje kirurgjikale gjeni gjithçka mundeni lidhur me përfitimet, rreziqet dhe efektet anësore të operacionit. Ju mund të doni t’i bëni mjekut tuaj pyetjet e renditura këtu. Përgjigjet mund të ndihmojnë që të ndjeheni më mirë për vendimin që do të merrni.

  • Cili është qëllimi i këtij operacioni? Të largohet kanceri? Të largohet një pjesë e tumor-it për të testuar për kancer? Për të ndihmuar për një problem të shkaktuar nga tumori?
  • Cilat janë shanset që ai do të funksionojë?
  • A ka ndonjë mënyrë tjetër për ta trajtuar kancerin apo për të lehtësuar problemin?
  • A kam nevojë që të marr mjekime të tjera për kancerin (si kemioterapi apo rrezatim) para apo pas kirurgji-së?
  • Veç kancerit, a jam i shëndetshëm mjaftueshëm për të kapërcyer streset e kirurgjisë dhe ilaçet që përdoren për këtë?
  • Sa operacione të tilla keni bërë? Cila është përqindja e suksesit? A keni përvojë në operacionet e këtij lloj kanceri?
  • Çfarë do të bëni saktësisht në këtë operacion? Çfarë do të hiqni? Përse?
  • Sa do të zgjasë operacioni? Kush do të mbajë në korrent familjen time?
  • A do të kem nevojë për transfuzion gjaku?
  • Çfarë mund të bëj që të përgatitem për operacionin?
  • Çfarë mund të pres më pas? A do të kem shumë dhimbje? A do të kem tuba apo kateter? Sa kohë do të rri në spital?
  • Sa do të preket trupi im nga operacioni? A do të funksionojë apo duket ndryshe? A do të jetë i përhershëm ndonjë nga efektet?
  • Sa kohë do të duhet që unë të kthehem në aktivitetet e mia të zakonshme?
  • Cilat janë rreziqet e mundshme dhe efektet anësore të këtij operacioni? Cilat janë rreziqet e vdekjes apo paaftësimit?
  • Çfarë do të ndodhë në qoftë se zgjedh të mos i nënshtrohem operacionit?
  • Cilat janë shanset që operacioni ta shërojë kancerin?
  • Në qoftë se ky operacion nuk funksionon, a ka trajtime të tjera për kancerin që unë mund të provoj?
  • A kam kohë të mendoj apo të marr një opinion të dytë?

Këtu janë disa udhëzime që ju ndihmojnë të mbani mend përgjigjet e mjekut:

Pages: 1 2