Problemet me qepallave të syve janë pothuajse të zakonshme tek njerëzit e moshuar.

Muskujt dhe indet përreth qepallave mund të dobësohen, dhe kjo sjell atë që ne e quajmë entropion dhe ektropion.

Entropion

Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga entropion janë si rezultat i fërkimit të qepallave. Kjo mund të shkaktojë irritim dhe ulçerë në zonën e kornea-s. Edhe inflamacion-i i membranë-s do të jetë shpesh i pranishëm.

Ektropion

Ektropioni – ndodh më shpesh se entropioni dhe problemi më i zakonshëm janë lotët që bien në fytyrë dhe pikërisht në zonën e infektuar.

Njerëzit me ektropion vuajnë nga irritimi dhe inflamacioni i konjuktivë-s, e cila është më shumë e ekspozuar.

Shkaqet

Përveç faktorit të moshës, si entropioni ashtu edhe ektropioni mund të ndodhin edhe si rezultat i faktorëve të tjerë siç është ataku. Problemet janë të rastësishme, por shumë rrallë të pranishme që në lindje.

Trajtimi

Trajtimet për të dyja gjendjet, përfshijnë lotët artificialë, përdorimin e ilaçeve lubrifikuese ose kremrave të syve gjatë natës. Trajtimi përfundimtar për të dyja këto probleme është operacioni (kirurgji).