17+4 jav shtatzane, ende me neveri dhe te vjella ne ushqim. Cfare me sugjeroni?

Pershendetje, jam shtatzane per heren e pare, jam 17+4 por mundimet nuk me kan kaluar dhe kam shum neveri ne ushqim, prej fillimit te shtazanise un kam humbur 6.5 kg, dhe nese vazhdon keshtu un do shkrihem e tera, ju kasha lut tme ndihmoni se qka te perdor qe te kthej oreksin , kam shum fri per bebin, une nuk mund te ha , shum pak ose fare nuk ha, edhe uj te pime mundon , ju kasha lut per pergjigje, ju faleminderit shume.

  1. author

    Dr. Alban Haxhi përgjigjet:

    Pershendetje! Prania e ketyre shenjave eshte normale ne shtatzani. Zakonisht rreth moshes se shtatzanise qe ju keni,shenjat reduktohen por mund te ndodhe dhe qe te vazhdojne. Per bebin mos u frikesoni se ai merr nga organizmi jot ate cka i duhet. Eshte e rendesishme qe te konsultoheni me gjinekologun tuaj per te marre mjekim ne lidhje me frenimin e te vjellave dhe elementet shtese qe gjinekologu do e shikoje te arsyeshme per tia u dhene. Konsultohuni sa me shpejt me gjinekologun.

  2. author

    Dr. Orgeta Maci përgjigjet:

    aprovoj cka eshte thene nga doktori me lart. Te vjellat dhe nauzete normalisht nderpriten rreth javes se 12 te barres , dhe rifillojne kur fillojne te rriten floket e bebit (dmth java e 20) ,kohe qe nuk eshte fikse ,pra floket mund te dalin dhe pak me shpejt . Zakonisht ne te vjella rekomandojme diete te lengshme ,pra supra ne pergjithesi me perime ose gjellera,por me pak ose aspak yndyre . Dhenia e barnave kushtezohet pastaj nga shpeshtesia e te vjellave ne dite dhe nga ndikimi qe keto kane ne gjendjen tuaj te pergjithshme ose ne aktivitetet e perditshme . Konsultimi me obstetrin tuaj eshte e rekomanduar.

  3. author

    Dr. Tatjana Milo përgjigjet:

    zonje jeni me te vertet per tju shqetesuar ju dhe mjeku gjynekolog qe ju trajton , pasi te perzierat ,te vjellat e neveria ndaj ushqimeve normalisht jane gjate tre mujori te pare te shtatezanise, por kjo nuk perjashton qe per ushqime te vecanta e sipas gjendjes te vazhdoj e me pas, me shqeteson fakti qe ju keni rene ne peshe 6.5kg,kjo duhet pare mire me analiza me te hollsishme dhe vizita te mjeku gastroenterolog qe aparati tretes juaj nuk ka semundeshmeri, apo myk ne goje e fyt, ju keshilloj te mos neglizhoni e te shkoni te mjeku juaj gjynekolog ,tja prezantoni gjith situaten.

  4. author

    Dr. Tatjana Milo përgjigjet:

    zonje me te drejte koleget ju keshillojne,gjithashtu ju themqe shtatezanite nuk i ngjajne njera tjetres,e normalisht pas javes se 13 te saj shenjat subjektive te barres edhe largohen,o shpesh ndodh qe barra nxjerrne pasdisa siptoma, shenja te semundjeve te mbartura si na stomaku,fyti,veshkat ,tensionii levizshem dhe sidomos anemi qe jo ralle eshte shoqeruese e shtatezanise,ju keshilloj te konsultoheni me dr.obseter, apo edhe te mjeku i familjes per te bere disa ekzaminime per vendosur pse e keni akomakete shqetesim,ju shkofte mbare.

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.