Cfare me rekomandoni per mykun vaginal?

Problemi im eshte se kam myk vaginal, kam kruarje dhe djegie,  lekuren e kam te acaruar. Sekrecionet e bardha me vijne te trasha. Ne pergjithesi me vijne para menstruacioneve por jo cdo muaj. Nderkohe keto dite po me zgjasin me shume se zakonisht. Cfare me rekomandoni. Faleminderit

  1. author

    Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

    Gjeja e pare qe duhet te beni , eshte nje strisho vaginale (analize e sekrecioneve). Pavaresisht se ju mendoni qe eshte myk, vetem analiza e sakteson plotesisht kete gje. Myku vaginal ka kosistencen dhe pamjen e gjizes, por vetem nje sy i stervitur (mjek), e vendos kete diagnoze pa analize. Sapo te beni kete gje, drejtohuni tek nje dermatolog ose gjinekolog te merrni mjekimin e duhur.

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.