Dua te mbetem shtatzene. Kam bere beta hcg 3.20 cikli dhe nuk me ka ardhur qe 16 dite. C’ka me sugjeroni?

Kam tentuar per shtatzani jam 23 vjeqare ciklin e fundit e kam pas me 3 tetor 2014 dhe nuk me ka ardhur cikli ende. 4 dit pasi me.eshe shtyer cikli kam bere beta hcg me ka dal 00 pastaj pas 10 diteve dmth dje kam ber testin beta hcg me ka dal 3.20 pse ky rezutltat qka me sygjeroni?

  1. 1 APROVIME author
    author

    Dr. Drita Begu përgjigjet:

    Normalisht hcg ne javen e 3 te barres duke u nisur gjithmone nga dita e pare e periodave te fundit mund te rezultoje nga 0 deri ne 5, ne javen e 4 te barres nga 5 deri ne 426 e keshtu me rradhe duke shenuar rritje me javet e shtatezanise. Ne rastin tend nese do ishe shtatezene rezultati do ishte mbi 5 Ui/L. Keshtu qe mbetet te besh nje konsulte me konkrete me nje mjeke obstetre - gjinekologe. Nese mbeteni ne kete interesim akoma mund te vini ne kliniken time pasi jam gjinekologe qe merrem prej vitesh me sterilitetin ne cifte.

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.