Jam 23 vjece dhe ne tetor bera ekografine e pare te gjoksit. Po ju paraqes te dhenat. Gjithashtu kam kolle ne mengjes. Ju lutem nje interpretim.

Ne gjirin e majte ne drejtim te ores 5 vihet re nje formacion hypoekogen me konture te rregullta,te qarta me ekomorfologji fibroadenomatoze me dimensione 7.4 x 3.8 mm pa vaskularizim ne brendesi. Te dy axilat me limfonodula te tipit inflamator.
Gjiri i djathte me ekostrukture normale pa ndryshime ekografike.
Mjeku me tha se ska asgje per tu shqetesuar por une e ndjej kur e kontrolloj me dore ndaj jam shume shume e trembur. Nuk e di a ka lidhje por ne mengjes kam kolle e cila zgjat shume pak. Faleminderit!

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.